Shyhet sërish vendimi i Gjykatës së Apelit për PD-në
Partia Demokratike do të vijoj të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të enjte Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Alibeajt I cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
Kjo është shtyrja e dytë, pas asaj që më herët gjykata bëri më 3 nëntor. Shkaku edhe këtë herë ishte i njëjtë, avokati i Alibeajt, Indrit Sefa nuk u paraqit në seancë pasi për arsye personale ndodhet jashtë vendit.
Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht. Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit. Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi 18 dhjetorit.
Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë