Shtyhet vendimi i Apelit për PD

3 Nëntor 2022 | 10:53

Seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit është shtyrë.

Pas kërkesës së avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa për shtyrjen e seancës, gjykata e apelit vendosi që ta shqyrtoj çështjen në 10 nëntor. Sefa e kërkoi shtyrjen e seancës pasi ai nuk mund të merrte pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Seanca përkon të zhvillohet vetëm 2 ditë para protestës që Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar në qendër të Tiranës para kryeministrisë.

Kjo është vetëm një nga çështjet që përplas dy palët në Partinë Demokratike në gjykatë. Krahas saj, në apel është edhe ankimimi që Enkelejd Alibeaj ka bërë ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, ku u njohën vendimet e dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021.

Në këtë ankimim, Alibeaj kërkon zhbërjen vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, duke e cilësuar atë si të paligjshëm.

Një tjetër ankim në gjykatë është edhe kërkesa e grupimit të Berishës, të cilët kërkojnë që Alibeaj të mos njihet si palë në shqyrtimin e çështjes së PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026