Shtyhet për të disatën herë vendimi i Gjykatës së Apelit për PD-në

Selia e Partisë Demokratike
6 Dhjetor 2022 | 10:06

Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të martë, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.

Kjo është shtyrja e tretë, pas asaj që më herët gjykata bëri më 3 dhe 10 nëntor. Shkaku i shtyerjes këtë herë, ishte mos-paraqitja e një prej gjyqtareve, konkretisht Emona Muçi për arsye shëndetësore. Seanca e radhës është caktuar më 20 dhjetor.

Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.

Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.

Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026