Erdogan: Suedia dhe Finlanda duhet të ekstradojnë 130 terroristë në Ankara
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se Suedia dhe Finlanda duhet të deportojnë ose ekstradojnë 130 terroristë në Ankara përpara se parlamenti turk të ratifikojë anëtarësimin e tyre në NATO.
Politikanët finlandezë e interpretuan kërkesën e Erdoganit si një përgjigje ndaj një incidenti në Stokholm javën e kaluar, kur një kukull me imazhin e presidentit turk u var nga këmbët gjatë një proteste, shkruan Euronews Serbia.
“Ky duhej të ishte një reagim, besoj, ndaj ngjarjeve të ditëve të fundit,” i tha ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Havisto.
Ndërsa, kryeministri suedez, Ulf Kristersson deklaroi se vendi i tij është në një “pozitë të mirë” për të siguruar që Turqia të ratifikojë ofertën e Stokholmit në NATO.
Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet së pari të ekstradojë militantët kurdë dhe grupet që Ankaraja i akuzon për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve