Përfaqësuesi ligjor i PD: Berisha e nisi betejën ligjore i pari
Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte Sali Berisha ai që e nisi betejën ligjore i pari.
“Kjo ishte zgjedhja e tij dhe patjetër ne për një veprim ligjor do të ndjekim hapa ligjorë. Nuk mund t’i përgjigjemi një veprimi ligjor me një aktivitet politik. Nëse Berisha do të zgjidhte aktivitetin politik ose rrugën politike, patjetër që përgjigjen do ta merrte në rrugë politike,” – u shpreh ai.
Sefa shtoi se është e dhimbshme për ta të shohin Partinë Demokratike në këtë ngërç ligjor, teksa theksoi se beteja e vërtetë e opozitës është përballë Ramës.
Ai deklaroi më herët se tërheqja nga gjyqi për statutin e PD-së, i hap rrugë vendimmarrjes për vulën.
Në një deklaratë për mediat, Sefa u shpreh se ankimi ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit, po vazhdon të shqyrtohet në Apel.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit