Sa është ruajtur gjuha shqipe në komunën e arbëreshëve? Flet kryetari Rosario Petta

17 Janar 2023 | 21:04

Pasuria jomateriale e arbëreshëve të qytezës “Piana degli albanesi” (Hora e Arbëreshëve), në provincën e Palermos në Sicili është një nga 13 kandidaturat italiane që garon për vlerësimin “Etiketa e Trashëgimisë Kulturore 2023” (European Heritage Labe).

Në datën 1 mars dy kandidaturat më të mira do të paraqiten pranë Komisionit Evropian për të pritur më tej se kush do ta meritojë atë. Piana degli Albanesi ështeë ndër qytezat më të populluara me arbëreshë, ndër 52 të tilla që numërohen në Itali. Në vitin ‘600 aty u ngrit shkolla e parë evropiane ku mësohej edhe shqip.

Rosario Petta, kryetari i Bashkisë në “Piana degli Albanesi” në një intervistë për Euronews Albania tregoi se të gjithë banorët e bashkisë që ai drejton flasin gjuhën arbëreshe.

Ai u shpreh se prej 5 vjetësh është investuar në ruajtjen e raporteve dhe rritjen e bashkëpunimit edhe e shqiptarët e Kosovës.

“Nga terminologjia historike që vazhdojmë të përdorim merremi vesh në shqip. Prej 5 vitesh kemi investuar ë ruajtjen e raporteve edhe me Kosovën. Unë jam president i këshilli të bashkëpunimit të arbëreshëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Për ne është shumë e rëndësishme që të intensifikohen këto elementë për të qenë sa më të lidhur me tokën mëmë, Shqipërinë”,  tha Petta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023