Historiani: Stërgjyshi nga babai dhe nëna e Messit janë arbëreshë nga Gjirokastra
Historiani Naim Flamuri deklaroi se stërgjyshi nga babai dhe nëna e futbollistit Lionel Messi, janë arbëreshë nga Gjirokastra.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri u shpreh se ata njiheshin me mbiemrin Meksi dhe se stërgjyshi i Messit, Angelo, emigroi nga Italia në Argjentinë në vitin 1883.
Ndërsa, për nënën e Messit, janë bërë publike disa fakte nga një prift, se ajo ka origjinë arbereshë.
“Messi ka përmendur që mund të ketë origjinë shqitare, në libër është theksuar si komunitet arbëreshë shqiptar i Italisë. Në librin e botuar nga Guillem Balague në vitin 2013 dhe unë e mora si referencë në vitin 2016, unë e përktheva nga gjermanishtja. Familja e babit të Messit, Angelo Messi ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi arbëreshë Porto Recanati për në Argjentinë. Angelo Messi, nga ana e babait vinte nga familja Meksi me origjinë nga Gjirokastra, për të emigruar në Itali.
Për nënën është folur këto dy javët e fundit, hera e parë që del prifti italo-arbëresh që dëshmon nëpërmjet dokumenteve kishtare që ai disponon si prift. Këto janë nga ana e nënës, ne kemi nga ana e babait, që është Angelo Messi, stërgjyshi. Dokumentet e emigrimeve janë që nga fundi i shekullit të 14, janë valët e emigrimieve të para, të dyta e të treta, sidomos pas vdekjes së Skënderbeut”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë