Reshjet në Shkodër, Dani: Situata në kontroll, janë angazhuar të gjitha strukturat

18 Janar 2023 | 11:00

Drejtori i Emergjencave në Shkodër, Pëllumb Dani dha detaje në lidhje me situatë e reshjeve në qarkun verior.

Në një deklaratë për mediat ai bëri me dije se të gjithë strukturat janë angazhuar për të monitoruar situatën e reshjeve.

Ai tha se presin reshje të shumta shiu dhe bore por situata është nën kontroll.

“Prej dy ditësh prefektura në Shkodër në bashkëpunim me  gjithë strukturat e tjera është vënë në gatishmëri në kuadrin e njoftimit të ardhur nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njëkohësisht dhe nga parashikimet e bëra nga HEGJIUM se Shqipëria do të përfshihet nga reshje të shumta por dhe me reshje dëbore.

Janë angazhuar të gjithë strukturat e mbrojtjes civile për të monitoruar situatën dhe sot që po flasim situate është e manaxhueshme. Nuk jemi në nivelet që kemi pasur para një muaj. Po bashkëpunojmë me të gjithë strukturat për të monitoruar dhe situatën hidrike. Presim reshje të shumta por situata është nën kontroll”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026