Avokati i Xhaçkës: Kërkesa e PD-së është dërguar jashtë afateve ligjore

18 Janar 2023 | 13:16

Genc Çifligu, avokati i Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, thotë se kërkesa e Partisë Demokratike për shqyrtimin e mandatit të saj nga Gjykata Kushtetuese, është dërguar jashtë afateve ligjore të përcaktuara nga ligji.

Sipas avokatit, kërkesa duhet të dërgojë brenda 3 muajve nga momenti ku kontatohet papajtueshmëria e mandatit.

Si afat kohor për këtë, është marrë marsi i vitit 2022, kur bashkëshorti i Xhaçkës mori statusin e investitorit strategjik. Në arsyetimin ligjor, thuhet gjithashtu se Xhaçka nuk ka përfituar fonde publike.

Opozita ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

Sipas raportit të opozitës, bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në këtë sipërfaqe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetin social X momente nga takimi më ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi, Ceyhun Erciyes. “Është kënaqësi të mirëpresim...
16:55 | 24/06/2026

Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar atë si pjesë të një agjende...
16:49 | 24/06/2026

Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër investimit prej 4 miliardë dollarësh në Zvërnec, duke i lidhur ato jo vetëm me pakënaqësi të brendshme, por...
15:07 | 24/06/2026