Lajçak dhe Eskobar ‘zbarkojnë’ në Prishtinë dhe Beograd, BE jep detaje për takimet

18 Janar 2023 | 16:39

Bashkimi Evropian ka konfirmuar vizitën në Prishtinë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, përmes një konference për shtyp. Stano theksoi se vizita lidhet me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe se pas vizitës në prishtinë Lajçak pritet të shkojë dhe në Serbi.

Emisari i BE-së pritet të shoqërohet në takime edhe nga i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në Prishtinë, ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas në Beograd ai do të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kjo për të diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë vizitë, emisari ynë do të shoqërohet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë, dhe të kryeministrit të Italisë. Po ashtu, në këtë takim do të jetë edhe i dërguar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026