Kreshnik Spahiu: Si funksionon Ndrageta dhe pse nuk i gjuajnë shqiptarët

18 Janar 2023 | 22:38

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se organizata mafioze Ndragheta në Gjermani ka investuar miliarda euro në biznese të ligjshme kryesisht në energjinë e rinovueshme.

Spahiu u shpreh se trafiku i drogës në Evropë i Ndragheta kap vetëm 20 për qind të aktivitetit të saj, pasi 80 për qind janë aktivitete të tjera.

Sipas Spahiut, mafia nuhat tregun dhe Shqipëria si një vend i vogël me një popullsi të vogël nuk përbën interes për mafien italiane.

“Mafia nuhat tregun më shumë se çdo biznes tjetër, a përbën Shqipëria treg për Ndraghetën? Shqipëria është vend i vogël, numri i popullsisë është më i vogël. Kjo s’do të thotë që Shqipëria nuk është e paprekshme. Janë shqiptarë që kanë kërkuar bashkëpunim me familje mafioze që mund të strehohen në Shqipëri. Shqipëria shihet si një mundësi e parajsës fiskale për të pastruar paratë e mafias, por kapaciteti këtu është shumë i kufizuar”,  tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026