“Skenë komike”, Artan Hoxha flet për arrestimin e të shumëkërkuarit
Bosi i mafies siciliane, Matteo Messina Denaro, u vu në pranga nga karabinierët në Itali disa ditë më parë pas më shumë se 30 vjetësh në arrati.
Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Denaro, në pjesën më të madhe është kërkuar nga shërbimet ushtarake pasi personazhe si ai ndikojnë në jetën social-ekonomike të vendit.
Mënyra se si e kanë shoqëruar, nga një karabiniere femër dhe një karabinier në krahun tjetër tregon sipas Hoxhës për vetëdorëzim dhe është një skenë disi qesharake për një personazh të kthyer në një mit të pakapshëm.
“Antimafia italiane mbahet nga strukturat më të mira në botë kundër krimit të organizuar dhe kur ke të bësh me njerëz të tillë që nuk kanë lëvizur nga Sicilia, aty kanë qenë, lind pyetja si është e mundur që në një vend me kapacitet si Italia nuk është kapur. Në pjesën më të madhe, atë e kanë kërkuar shërbimet ushtarake se ata janë personazhe që ndikojnë në jetën social-ekonomike. Edhe mënyra si e kanë shoqëruar, me një karabinere femër dhe një karabinier në krahun tjetër. Në përgjithësi dorëzimet janë skena komike, një personazh që është kthyer në mit dorëzohet në këtë mënyrë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë