Shkencëtari shqiptar në Zvicër: Më mirë me maska se në karantinë, njeriu s’mund të mbijetojë pa aspektin social
Nga sot, maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Në një komunikim për mediat drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri me dije rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte. Gjoba për shkelësit e këtij akti normativ do të jenë nga 3-5 mije lekë të reja
Por si ndikon në psikologjinë e njeriut detyrimi i mbajtjes së maskës?
Shkencëtari shqiptar në Zvicër, Fadil Çitaku tha për Euronews Albania se impakti i kësaj mase shtrënguese nuk do të jetë i mirë, dhe kjo sipas tij vjen për shkak të komunikimit jo kompetent të autoriteteve, të cilët në fillim të pandemisë këmbëngulnin se maska nuk ishte e nevojshme e tani e vendosin me detyrim.
Ai e cilësoi përgjegjësi sociale mbajtjen e maskës tani që nga autoritetet cilësohet si domosdoshmëri për të shmangur përhapjen me shpejtësi të virusit, teksa theksoi se ajo s’mund të jetë kurrsesi zgjidhje afatgjatë. Sipas z. Çitaku, zgjidhja është tek parandalimi dhe rritja e imunitetit të njerëzve
“Shumë pak flitet për parandalimin dhe rritjen e imunitetit të njerëzve. Nuk është zgjidhje që gjithë jetën të rrimë me maska. Duhet të lëvizim sa më shumë, të flemë mirë, të hamë shëndetshëm, por aspekti social është me rëndësi për forcimin e imunitet. Më mirë me maskë se sa i izoluar, pasi njerëzit nuk mund të mbijetojnë pa aspektin social”, tha shkencëtari shqiptar.
Sipas z. Çitaku, impaktet në mbatjen afatgjatë të maskës do të ishin afatgjata edhe në aspektin psikologjik.
“Maska nuk duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë, sepse janë edhe impaktet afatgjata, edhe në aspektin psikik. Duke qenë se goja dhe hunda janë të zëna, disa kanë frikë se nuk do të marrin frymë. Këtyre njerëzve u duhet shpjeguar se edhe me maskë mund të marrësh frymë. Është edhe një aspekt negativ në komunikim”, tha z. Çitaku.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon