Kampionia e botës në ski, Sophie Sorschag do të përfaqësojë Kosovën
Kampiona e botës në ski, Sophie Sorschag do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.
Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.
24-vjeçarja u shpall kampione në vitin 2021 ku përfaqësoi Austrinë, teksa në vitin 2022, mori jesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
“Kampionia e botës, Sophie Sorschag, do të “fluturojë” për Kosovën. Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Federata Skitare e Kosovës (FSK). FSK ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, e cila Tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare.
24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Marrëveshja mes drejtuesve të FSK-së, kryetarit Milaim Kelmendi e nënkryetarit Bujar Turjaka dhe ekipit të Sorschag, u arrit sot në Ljubljanë të Sllovenisë. I urojmë shumë fat e suksese Sorschagut në fanellën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU
Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
‘Oli dhe Benxhi’ e parashikuan? Historia e veçantë që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori
Trajneri i Marokut: Formati i Botërorit s’është ideal, por nuk ka kuptim ta kritikojmë tani
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht