Veliaj “Qytetar Nderi” i Preshevës: E pranoj me shumë përulësi
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna i Preshevës. Kryetari i Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, ishte ai që i dha titullin Veliajt, në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin Komunal.
“E pranoj me shumë përulësi këtë nderim të madh. Nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke thënë jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por se çfarë do të bëj edhe për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj. Ju falënderoj nga zemra. E vlerësoj jashtë mase. Më keni prekur shumë. Ju dua shumë dhe do të vazhdoj të jem miku juaj, mbështetësi juaj dhe të ruaj një dashuri të madhe për Preshevën”, u shpreh Veliaj.
Ai tha se Bashkia e Tiranës ka marrë një angazhim konkret për të kontribuuar në arsimimin e fëmijëve në Luginën e Preshevës. Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, u shpreh se është nder për qytetin që t’i japë titullin “Qytetar Nderi” kryebashkiakut të Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit. Në nisje të kësaj vizitë, Veliaj u prit në një takim nga kryetari i Komunës, Shqiprim Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq