Alda Bardhyli zbulon takimin e fundit me mjekun Isuf Kalo
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli tregoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e fundit me mjekun Isuf Kalo.
Ky i fundit është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Bardhyli tha se e kishte takuar për herë të fundit në gusht të vitit 2022.
“Erdhi të më vizitonte pikërisht në hapësirat ku unë punoj. Biseda jonë ishte mbi pandeminë dhe atë çka po kalon bota në përgjithsi dhe natyrshëm biseda shkoi te ajo çfarë po kalon njerëzimi,” – u shpreh ajo.
Shkrimtarja tha se nuk do harronte kurrë një analizë që mjeku Kalo bëri në bisedën e fundit me të për të keqen dhe sesi njeriu e krijon të keqen.
Isuf Kalo i la Bardhylit një USB me librin e tij të fundit para se të largohej dhe vetëm kur mori lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mjekut e kishte marrë ta lexonte.
Ajo tha se shpresonte që së shpejti ta hidhte në treg librin që fliste për sistemin shëndetësor, bashkë me ndihmën e familjarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve