Sporte ekstreme në det, djemtë që bëjnë ‘kitesurfing’ dhe ‘windsurfing’ në Durrës
Jo të gjithëve u pëlqejnë stuhitë, dallgët dhe era e fortë. E të paktë janë guximtarët, që në motin e keq të dimrit hyjnë në det. Por ky nuk është rasti i këtij grupi djemsh.
Me makinën mbushur me pajisje, ata vijnë në Durrës për të sfiduar dallgët e mëdha.
Djemtë praktikojnë 2 sporte ekstreme ujore, siç janë “kitesurfing” dhe “windsurfing”.
Se përse, na e tregojnë më mirë vetë ata.
“Është spektakolare. Çdo njeri duhet ta provojë, sidomos ne në Shqipëri që kemi kushtet perfekte”, thotë Fation Konci, sportist.
“Me këtë sport je ‘All in’. I ke të gjitha. Ke detin, ke erën, shiun, diellin, rërën, adrenalinën, ajri i pastër nuk mungon. Pra i ke të gjitha”, shprehet Ersi Lilaj, sportist.
Por mesa duket jo të gjithë i dinë këto, sepse ata që i praktikojnë 2 sportet janë ende të paktë.
“Shqiptarët janë me dëshirë sportistë, por janë pak të vakët në sporte në përgjithësi”, thotë Konci.
Për ta mendon natyra. Nuk u duhet shumë, veçse një erë e fortë e dallgë të mëdha.
Megjithatë, e kanë një kërkesë.
“Ka një gjë, që ne kemi nevojë për vende të përshtatshme për këtë sport. Në Durrës janë 2-3 vende, në të cilat godet më mirë era dhe do të ishte mirë që bashkia të organizohej, që të mund të realizojmë spotet apostafat për këtë sport”, thotë Fation Konci.
“Kitesurfing” i referohet sërfit mbi një dërrasë me trupin të lidhur me një parashutë, në ndryshim nga “windsurfing”, që ka të bëjë me sërfin mbi një dërrasë me velë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje