Asnjë humbje jete në Kosovë, 77 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 649 teste të dyshuara për Covid-19, prej të cilave 77 kanë rezultuar pozitivë. Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës pohon se në të gjithë vendin janë shëruar 59 pacientë, duke e çuar numrin në total në 14519, që nga fillimi i epidemisë.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333”, thekson IKSHPK-ja.
Rastet pozitive në Kosovë :
Komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet ku ka grumbullime masive, të mbajnë maskë si dhe të respektojnë distancën fizike me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës