Ministri polak: Aleatët të formojnë një koalicion për t’i dërguar tanke Ukrainës
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, është “i bindur” se aleatët e Ukrainës mund ta formojnë një koalicion për t’i ofruar tanke Leopard Kievit.
Duke folur me gazetarët në margjinat e një takimi të udhëhequr nga SHBA-ja në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, ai tha se ministrat e mbrojtjes nga 15 vende ishin mbledhur për ta diskutuar këtë çështje.
Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i situatës.
Sipas rregulloreve aktuale, Gjermania duhet të sanksionojë çdo rieksportim të tankeve të saj nga vendet e tjera, si Polonia. Pra, rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.
LEXONI GJITHASHTU:
Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes
E Jean Carroll kërkesë gjykatës: Donald Trump të më paguajë 5 milionë dollarët që më detyrohet
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
- 16:15 Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes
- 16:11 E Jean Carroll kërkesë gjykatës: Donald Trump të më paguajë 5 milionë dollarët që më detyrohet
- 16:06 Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
- 16:06 Samiti i NATO-s në Ankara, Rutte zbulon ku do të fokusohet angazhimi me krerët e shteteve
- 15:56 Dëmshpërblim për shkelje të ligjit të konkurrencës, Gjykata suedeze: Google t’i paguajë 1.5 miliardë dollarë Klarna
- 15:52 Gjermania, kritika për kancelarin Merz pas eliminimit