U shpall kampione, Toçi: Lara, vetëm 16 vjeç po i fal shumë Shqipërisë
Presidenti i Federatës Shqiptare të skive Elvis Toçi tha se fitorja e Lara Colturi, e cila u shpall kampione e botës për të reja në ski, do të thotë shumë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se një fëmijë që është vetëm 16-vjeç po i jep shumë krenari vendit tonë.
Sipas tij fitorja e Larës ishte e pritshme pasi kishte punuar shumë, ndërsa shtoi se për këtë garë ka nisur punën që në korrik.
“Do të thotë shumë, do të thotë emocione, kurorëzim i një pune shumë të madhe të trjanerëve ,të Larës vet. Është një fëmijë 16 vjeç që i ka dhënë këtë krenari kaq të madhe Shqipërisë. Është një punë që ka nisur në Korrik. Ishte një medalje e pritshme falë punës së saj me rezultate të shkëlqyera. Është një sport që do dhe fat. Sot është dita që ne të gëzojmë. Çdo vend ku skia praktikohet, njeh Shqipërinë si konkurrente shumë të fortë në vitet në vazhdim”- tha ai.
Ai tregoi dhe për garat e tjera që e presin 16-vjeçaren kampione.
“Lara tani fillon garën tjetër. Është e pritshme që pas atij suksesi ka peshën e kampionit të botës. Sot është një konkurrencë më e fortë se dje. Ka një konkurrencë të jashtëzakonshme.
Lara është pjesëmarrëse e kupës së botës . këtu ku jemi është kampionati botëror rinor. Ajo që mori Lara dje është medalje deri në 21 vjeç. Më pas do të zhvendosemi atje ku do të zhvillohet kampionati botëror ku do të garojnë 100 më të mirat e botës. Qëllimi jonë është të jemi në top 30 më të mirë të botës dhe kjo do të thotë shumë”- shton ai.
Lara Colturi u shpall kampione bote për të reja në displinën e super gjigandit duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Skiatorja kuqezi zhvilloi një garë të shkëlqyer të premten në St. Anton të Austrisë.Colturi preku shpejtësinë 120 kilometra në orë. Ajo ka marrë pjesë edhe në cirkutin e Kupës së Botës, aktiviteti më i rëndësishëm i sportit të skive, ku është përfshirë edhe mes 30 më të mirave.
LEXONI GJITHASHTU:
- Studimi, çfarë duan të moshuarit? Pedagogia Eris Dhamo ndan gjetjet e saj
- Berisha: Protestat e fuqishme do jenë një drejtimi themelor i PD-së kundër regjimit
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit