Ish-deputetë jashtë listës së PD? Alibeaj flet për mekanizma që mbajnë derën hapur
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se, procedura për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë do të ketë dhe një fazë të fundit pas votimit nga anëtarësia. Z. Alibeaj duke folur për “Ilva Now”, deklaroi se, lista finale do të përcaktohet nga kryesia dhe në fund do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Por, ai tha se nuk do të ketë të s’kualifikuar.
“Faza e tretë është konsultimi me anëtarësinë por ka edhe një fazë tjetër që është faza finale ku komisioni i ngritur i dorëzon organeve të PD listën finale. Kryesia do të vendosë, por lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. U zgjodh një mekanizëm i tillë për të bërë një renditje të më të preferuarve. Shoh një angazhim masiv të anëtarësisë. Kjo është një tregues i shëndetit të formacionit tonë politik”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.
“Ky proces nuk s’kuaflikon individë, nuk ka të lënë jashtë oborrit të PD-së. Ata për të cilët për një arsye ose tjetër ose për faktin se ishte e para hera që organizohej ky lloj procesi, nuk mund të them që ka qenë 100% i përkryer, për këtë arsye po them se nuk ka të s’kualifikuar. Ka gjëra për tu përmirësuar, por askush nuk mund të ndihet i fyer apo i lënë pas dorë apo i s’kuaflikuar pasi ka mekanizma dhe institucione që kanë hipotekuar kontributin e gjithsecilit”, theksoi z. Alibeaj.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik