Ish-ambasadori: Britanikët po ndiejnë përbuzje ndaj qeverisë shqiptare
Ish-ambasadori Agim Nesho tha në një intervistë për Euronews Albania se deklarata e ministrit britanik për shqiptarët është bulliste dhe e papranueshme por faji për këtë qëndrim sipas tij duhet kërkuar brenda vendi.
Nesho u shpreh se ky qëndrim tregon një përbuzje të qeverisë britanike ndaj atyre që e kanë krijuar këtë situatë në marrëdhënien mes dy vendeve për çështjen e emigrantëve që është qeveria.
“Ka arritur një shkallë e tillë e vlerësimit të ecurisë së gjërave në Shqipëri sa edhe ata ndiejnë një lloj përbuzjeje për atë që e ka krijuar këtë situatë mes dy vendeve. Britani është përpara një fushate elektorale dhe çështja e emigrantëve është kali i betejës për konservatorët. Shqipëria jo vetëm nuk bën punët e saj dhe ka krijuar një tension brenda vendi duke nxitur shpopullimin, por shqetëson edhe aleatët tanë me të cilët duhet të bashkëpunojmë në këtë situatë gjeopolitike në botë”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
- Të dënuar për drogë dhe posedim armësh, Britania deporton 26 shqiptarë
- A do kthehen shqiptarët nga Britania? Flet avokati Naim Hasani
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Marrëveshje me vlerë 302 mln dollarë për mbrojtjen, si do përdoret huaja e SHBA-ve
Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj