A do kthehen shqiptarët nga Britania? Flet avokati Naim Hasani

15 Janar 2023 | 17:34

Avokati Naim Hasani është shprehur se deklaratat që bëri ditën e djeshme ministri britanik në lidhje me shqiptarët janë për qëllime elektorale.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania ai tha se kthimi për emigrantët e paligjshëm në Britani ka ekzistuar gjithmonë, ndërsa theksoi se në deklaratën e ministrit nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme.

“Ka pasur deklarata për qëllime elektorale për të kthyer sadopak anën e sondazheve. Ministri i emigracionit ka pasur çdo herë përplasje me emigrantët por jo në një situatë të tillë. Britani u ka dhënë mbrojtje me vite të gjithë atyre që kanë pasur nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Nëse je në Britani në mënyrë ilegale mund të kthehesh nëse e drejta jote për të qëndruar në Britani ka përfunduar. Ligji ka ekzistuar  edhe më parë. Në deklaratën e ministrit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, por theksi është padyshim shqiptarët”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026