Paralajmëron Braimllari: Më 25 Prill nuk kishim një betejë frontale, por tani…

21 Janar 2023 | 16:15

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, foli në Euronews Albania në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit dhe bashkëpunimin mes forcave opozitare për këtë garë elektorale.

Braimllari tha se sot ka një bashkëpunim shumë të mirë mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike, ku strukturat në bazë kanë bashkuar energjitë në të gjitha bashkitë e vendit.

Ai shtoi  se ndryshe nga zgjedhjet e 25 Prillit, ku Lulzim Basha tradhtoi ish-LSI-në, sot ka një bashkim të opozitës dhe pritet të ketë një betejë elektorale frontale.

“Për fatin tonë të keq më 25 Prill, për shkak dhe të tradhtisë të lidershipit të atëhershëm të Partisë Demorkatike, opozita nuk ishte frontale në fushatën elektorale. Tani e keni të qartë, dje kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte pjesë e një taklimi me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan së bashku me kryatrin e PD-së  Sali berisha dhe kandidatin për Elbasanin Luçiano Boçi.

Po kështu në Durrës kemi pasur një bashkim të strukturave për të bashkuar energjitë”, tha Braimllari.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026