Berisha: Qëllimi i PD është të ndalojë hemoragjinë e largimit të shqiptarëve

21 Janar 2023 | 12:22

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi këtë të shtunë maxhorancën qeverisëse si përgjegjësen kryesore për largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha tha se objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të ndalojë hemoragjinë e largimit të qytetarëve.

Sipas tij të dhënat tregojnë se gjatë qeverisjes socialiste janë larguar 31% e popullsisë së përgjithshme të vendit.

“Nuk ka qëllim më të madh për PD-në, se ndalimi i kësaj hemorragjie të tmerrshme.

Dua t’u garantoj ju dhe të gjithë shqiptarët, se qëllimi më i madh i kësaj përpjekje që bëjmë sot, është të shndërrojmë Shqipërinë në një vend të jetueshëm, në një vend të besueshëm nga shqiptarët. Në një vend që u ofron qytetarëve të saj potenciale shumë të mëdha.

Me këto potenciale, me rregulla të ndershme, ata mund të ndërtojnë në Shqipëri, të sotmen dhe të ardhmen.

Në këtë kontekst, nuk ka asnjë qëllim tjetër më të madh për PD-në, se ndalimi i kësaj hemorragjie të tmerrshme, këtij spastrimi etnik që po ndodh si në asnjë vend tjetër.

Nuk ka tregues më të dhimbshëm se ky për këtë vend të vogël. Ky vend i vogël ka përzënë 744 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane. Ky vend i vogël ka përzënë mbi 31 përqind të popullatës gjatë shtatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Kurrë nuk ka pasur një hemorragji kaq të madhe kombëtare sa në këto vite.

Ky ndalim është një nga qëllimet absolute më madhore.

Unë jam optimist për këtë. Ka një grafikë që e kam nxjerrë disa herë. Ky grafik fakton se në vitet 2007, 2014, numri i popullsisë erdhi duke u rritur në mënyrë progresive, jo duke rënë.

Jam i bindur se me atë eksperiencë dhe me një vizion të ri, për t’u përballur fuqishëm me këtë plagë të rëndë, do ia dalim përsëri ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend ku popullata rritet”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026