Artan Hoxha: S’kam besim te SPAK, provat që nxora po përdoren nga politika!

21 Janar 2023 | 22:15

Gazetari Artan Hoxha tha në emisionin Review në Euronews Albania se njerëzve që janë në pushtet nuk u intereson të zbardhet krimi i 21 janarit, por mjaftohen të akuzojnë çdo vit Sali Berishën.

Sipas Hoxhës, nga ana e Prokurorisë nuk janë bërë kërkimet e duhura për t’i gjetur këto prova që kanë ekzistuar dhe nuk janë nxjerrë kurrë në dritë.

“Garda në këtë rast ka përdorur një kanal të caktuar komunikim me drejtuesit e gardës, ka qenë ai që më vonë u quajt grupi i zjarrit. Regjistrimi ka urdhrat që janë dhënë. Kasetën origjinale të 21 janarit s’e kam dorëzuar kurrë. Dhe në një vend kur ti çon materiale për afera korruptive të këtyre që janë sot, e çon te SPAK dhe SPAK s’lëviz, si të kem pikë besimi. Kjo sot po përdoret politikisht, mua politika nuk më intereson fare”, tha Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026