“Profesionisti”, komedia trajton hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit

22 Janar 2023 | 18:11

“Profesionisti”, një vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaçeviç, çel sezonin teatror në teatrin “Petro Marko”. Premiera është mirëpritur nga spektatori i shumtë vlonjat mbrëmjen e së premtes.

Nën regjinë e Leka Bungos dhe interpretimin  e shkëlqyer të aktorëve Viktor  Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, drama përcolli mjaft emocionone, ndjesi dhe mesazhe.

“Është kënqësi të shikosh një premierë e cila duket sikur e ke këtu, je i rrethuar mes njerëzve, kaq e vërtetë, kaq komunikuese për problemin që ka kaluar edhe shoqëria shqiptare . Problemet të bëjnë edhe të meditosh,  po edhe të kesh një dhimbje të brendshme për mënyrën sesi është jeta e një njeriu të shkretë gjithmonë  e kontrolluar e pasigurtë, aq më tepër me një artist, homazh për artistët”, tha artisti Mevlan Shanaj.

Në përfundim të shfaqjes, mes emocionesh, artistët vlerësuan pritjen e përzemërt të publikut vlonjat.

“Spektatori që e ndoqi me aq kërshëri me aq vëmendje tregon që është  krijuar komunikimi midis sallës edhe skenës dhe kjo është gjithçna se vetëm atëherë edhe mesazhet edhe emocionet që ka skena transmetohen në sallë”, u shpreh regjisori Leka Bungo.

“Për herë të parë vijmë me një premierë në Vlorë dhe natyrisht ishim shumë kurioz dhe te tepër të emocionuar, por pritja e publikut të Vlorës qe kaq entuziaste kaq e përzemërt , sa ne i detyrohemi atij”, theksoi aktori Viktor Zhusti.

“Kishim këtë lloj ndjenje frike, sepse duke qenë  një dramë me karakter psikologjik nga fillimi deri në fund, kishim dyshimin vallë i qëndron kësaj atmosfere i gjithë publiku për një orë e dhjetë minuta. Por unë dua ta falenderoj sepse gjithë publiku ishte i tensionuar për ta dëgjuar nga fillimi deri në fund”, nënvizoi aktori Astrit Hasani.

Komedia e zezë e Kovaçeviçit trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare, hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit gjatë regjimit komunist. “Profesionisti” do të shfaqet përgjatë gjithë fundjavës në teatri “Petro Marko”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026