Spanja shkatërron bandën kriminale që shfrytëzonte refugjatët ukrainas

23 Janar 2023 | 18:00

Policia spanjolle njoftoi se ka shkatërruar një bandë kriminale që drejtonte tri fabrika ilegale të duhanit në vend, në të cilat refugjatë ukrainas po punonin në kushte të rënda.

Autoritetet e Spanjës njoftuan se bastisjet u kryen në tri lokacione të ndryshme dhe se 27 persona janë arrestuar. Sipas tyre, fabrikat ishin në gjendje të prodhonin më shumë se gjysmë milioni paketa cigaresh në ditë, të cilat shiteshin në të gjithë Spanjën dhe jashtë saj.

Policia tha se ukrainasit, të cilët kishin ikur nga pushtimi rus në vendin e tyre, jetonin “të ngjeshur” nëpër strehimore të improvizuara brenda fabrikave.

Në deklaratën e policisë thuhet se punëtorët ukrainas të përfshirë në operacion jetonin në kushte të vështira, punonin me orare të gjata dhe nuk largoheshin kurrë nga aty, pasi disa kishin hyrë ilegalisht në Spanjë.

Ndërkohë, sipas policisë, drejtuesit e bandës raportohet se kanë pastruar shuma të mëdha parash dhe se jetonin në luks, në qytetin turistik Marbella.

Aksioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve spanjolle për të luftuar aktivitetet e paligjshme, përfshirë pastrimin e parave dhe kontrabandën.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026