Hekurudhat ‘relike’ në RMV, mungesa e investimeve ka sjellë vetëm humbje

23 Janar 2023 | 16:30

Një udhëtim pas në kohë, ky mund të jetë përkufizimi më i përshtatshëm sa i përket transportit hekurudhor në Maqedoninë e Veriut.

Investimet e fundit në stacionet hekurudhore datojnë që nga koha e ish-Jugosllavisë.

Fakt është që çmimet e transportit hekurudhor që variojnë nga 1 deri në 4 euro janë më të ulëta se autobusët dhe taksitë.

Mashinisti që prej më shumë se 3 dekadash qëndron mbi binarë, tregon se udhëtarët po pakësohen gjithnjë e më shumë.

“Ka shumë vite që nuk është përmirësuar asgjë. Trenat janë shumë te vjetër dhe nuk ka pasur investime, për këtë arsye s’ka as njerëz që e përdorin,” – tregoi ai.

Investimet mund të ringjallin këtë sektor, por sipas mashinistit Velinovski, nuk ekziston vullenti.

“Duhet të kthejmë besimin e udhëtarëve përmes investimeve. Hekurudha është vend ku mund të bëhet shumë pasi ka potencial për zhvillim, por mungon iniciativa,” – u shpreh ai.

Qytetarët që kishin marrë trenin nga qyteti i Velesit deri në Shkup i thanë gazetares së Euronews Albania se po të kishte kushte dhe orar më të mirë të trenave, do ta përdornin si mjet kryesor.

Drejtoria e përgjithshme e Hekurudhave në Maqedoninë e Veriut pranon faktin se institucioni nuk ka bërë investime për shkak të mungesës së fondeve, por nga ana tjetër tregon se mbajtja e çmimeve të ulëta ka ndikuar në rritjen e udhëtarëve.

“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e hekurudhës dhe udhëtarëve , por po mundohemi që ta përmirësojmë gjendjen. Për shkak të gjendjes së keqe financiare nuk kemi mundësi për më shumë investime. Numrat këtë vit janë më mirë në krahasim me vitin e kaluar për shkak të subvencioneve të shtetit që kanë ndikuar në ruajtjen e çmimeve të vjetra,” – u shpreh Ljubica Bube.

Nga gjashtë linja të rregullta kombëtare, funksionojnë vetëm dy, ndërsa nga tre linjat ndërkombëtare që ka pasur Maqedonia e Veriut me Kosovën, Serbinë dhe Greqinë, nuk funksionojnë.

Hekurudhat në Maqedoninë e Veriut pësuan rënie nga viti 2013. Në nivel vjetor, shifrat ranë me afro 100 mijë udhëtarë më pak. Viti më i keq ishte 2021-shi, ku ndikoi edhe pandemia. Në total në 10 vitet e fundit trenin e kanë përdorur 6.3 milion njerëz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026