Gazetari: A ishte “këshilltar jo formal” i Ramës, ish zyrtari i arrestuar i FBI-së?

24 Janar 2023 | 21:10

Gazetari Lavrdim Lita thotë se në aktakuzën e FBI-së, që lidhet me ish-zyrtarin Charles McGonigal, përmenden dy persona.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, personat që dyshohet se kanë pasur kontakte me të janë Agron Neza, ish-punonjës i SHISH dhe Dorian Buçka, ish-këshilltar për investimet i Kryeministrisë.

“Tek aktakuza që i bëjnë FBI-së, është një person që quhet, personi A dhe personi B. Personi A është Agron Neza.

Sipas një informacioni që i është dhënë jurisë, sepse në gjyqet amerikane ka një juri të publikut, i është dhënë informacioni që dy personat e përfshirë në akakuzë, janë Agron Neza dhe Dorian Buçka, që është këshilltar për investimet i Kryeministrisë”, theksoi ai.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë arrestimit ditën e djeshme të ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal.

Departamenti i Drejtësisë thotë se ai fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.

Ndaj McGonigal janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026