Berisha për reagimin e Ramës pas arrestimit të McGonigal: Po bën strucin

25 Janar 2023 | 12:17

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka konsideruar si lëvizje ‘struci’ reagimin që bëri kryeministri Edi Rama për arrestimin ish-zyrtarit të lartë të FBI-së.

Në një deklaratë për mediat pas marrëveshjes që nënshkroi me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ theksoi se Rama duhet të dalë para drejtësisë, ndërsa për ish-këshilltarin e tij Dorian Duçka u shpreh se është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot.

“Rama është në panik, e kupton që ka nisur count-down. Foli për Big Brother, por e di që mediat e botës po çahen. Është afera që ka lënë pas çdo problem tjetër në mediat e botës. Nuk është pak ai, Rama nuk bën dot strucin më, të japë dorëheqjen. E shpëtuan njëherë me Bilalin, janë dy qytetarë amerikanë të dënuar për foton që bëri me Obamën. Ramën e kursyen si kryeministër.

Tani ai ka bërë një akt që kurrë një vend partner nuk e bënte ndaj tjetrit dhe të dalë para drejtësisë, Duçka që ta dini ju është ish-drejtori i një konglomerati për 4 vite. A ju kujtohet një avion i gjatë që merrte Ramën, Tiranë-Kinë. Hipte dhe Olsi mbrapa. Atë e sillte kompania e Duçkës që ta dini ju. Është një hetim intensiv në SHBA dhe Duçka është një nga mafiozët më të rrezikshëm sot. Këto ngjarje tregojnë se mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet e botës.”- theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026