Berisha: Njeriu më i afërt i Putinit del investitor strategjik i Edi Ramës
Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur se Oleg Deripaska i cili është njeriu më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, del se është investitor strategjik i kreut të qeverisë Edi Rama.
Sipas Berishës Oleg Deripaska është investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh.
“Të vijmë pak te Oleg Deripaska, i cili duket se e ka aset McGonigal, se kanë larë paratë së bashku.
Por ky na del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh, pronar licencash hidrocentralesh.
Mos të harrojmë se është një nga njerëzit më të afërt të Putinit. Me të drejtë shtrohet pyetja, si ka mundësi që përdoren paratë për të lobuar kundër opozitës? Shqiptarët mësuan, e kam deklaruar shumë herë, se është përdorur korrupsioni ndërkombëtar për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Dëgjojeni pak se çfarë thotë ortaku i McGonigal në firmën e përbashkët që kanë ngritur në Tiranë, Mark Rossini. Edhe ky ish-zyrtar i lartë.
Ky në një deklaratë të paguar, në vitin 2019, thotë se Berisha është një kukull e Putinit. Për llogari të Edi Ramës. Pra, kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës