Tjetër barazim për Bajernin në Bundesligë, Lacio i jep leksion Milanit
Bajerni i Mynihut ka regjistruar një tjetër ndeshje pa fitore në javën e 17-të të Bundesligës gjermane. Të besuarit e Nagelsman nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1 përballë Këlnit në Alianz Arena.
Bavarezët dominuan përgjatë 90 minutave edhe pse u ndëshkuan të parët nga Skiri, ndërsa goli i barazimit erdhi nga Kimish në minutën e 90.
Lajpcig është ngjitur në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit pas fitores spektakolare ndaj Shalkes me rezultatin e thellë 6-1. Skuadra nga Gelsenkirçen është në krizë të plotë, ndërsa miqtë zhvilluan një ndeshje mbresëlënëse duke shënuar 4 herë që në pjesën e parë.
Fitore mori dhe Volsburgu përballë Hertës 5-0, ndërsa Hofenhajm-Shtutgart u mbyll në barazim 2-2. Këtë të martë është përmbyllur dhe java e 19 në Serinë A italiane. Lacio ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Milanit, duke mposhtur kuqezinjtë 4-0.
Ky ishte një dush i ftohtë për të besuarit e Piolit, të cilët shënojnë ndeshjen e tretë pa fitore, ndërkohë që renditen në vendin e dytë në klasifikim.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur