Ekskluzive | Euronews Albania siguron materialin hetimor për ish-agjentin e FBI-së

25 Janar 2023 | 16:39

“Euronews Albania” siguron materialin hetimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili çoi në arrestimin e Charles McGonigal, ish-agjent i FBI-së. Ndërkaq, në materialin prej 16 faqesh të botuar nga organet e drejtesisë në SHBA, përmendet edhe emri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Por edhe dy personat e tjerë qe janë përfolur së fundmi në këtë skandal, nën cilësimet si “personi A” dhe “personi B”, për të cilët thuhet se janë përkatesisht ish-oficeri i policisë sekrete, bashkëpunëtori i SHISH, Agron Nezaj dhe ish-këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Konkretisht, në faqen 6 të materialit hetimor thuhet se “në 9 shtator të vitit 2017, Charles McGonigal është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe personin B. Referuar kërkesës së personit A, McGonigal urdhëron Ramën të ketë kujdes me dhënien e licencave ndaj kompanive ruse në Shqipëri.

Personi A dhe B kishin që të dy interesa financiare direkte në vendimet e qeverisë kundrejt të tilla licencave”.Më tej, në faqen 8 thuhet sesi “McGonigal darkoi në Uashington DC me zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe Personin A. Ndërsa, në Nju Jork darkoi edhe me kryeministrin Edi Rama”.

Në faqen 9, raportohet sesi ish-agjenti i FBI-së, McGonigal kreu një udhetim në Shqipëri me Personin A, duke mos e raportuar siç kërkohej nga FBI.

Duke denoncuar sërish një udhëtim të tij të fshehtë të radhës po në Shqiperi, këtë herë, në datën 26 prill deri në 2 maj të vitit 2018, përsëri në shoqërimin e personit A, pa raportuar tek autoritetet amerikane.

Materiali hetimor i organeve të drejtësisë amerikane vazhdon më tej edhe me fakte të tjera përgjate 16 faqeve të tij, duke përmendur për shumë herë emrin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama si edhe personat A dhe B.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026