Biznesi i vogël në vështirësi, Basha publikon videon: Plani i PD-së shmang katastrofën

18 Tetor 2020 | 07:37

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku tregon vështirësitë e një biznesi të vogël dhe rritjen e detyrimeve nga futja në skemën e TVSH-së.

“Quhem Met Sejdini kam, një biznes privat prej 17 vjetësh, i cili është kryesisht në shërbim bar-restorant.

Që nga 2018-ta, xhiro e deklaruar prej 33 milionë lekësh, me vendim qeverie kalova biznes me TVSH, duke rritur kostot, sidomos kostot e ekonomistit edhe një sërë detyrimesh që i ngarkoheshin biznesit është TVSH-ja, e cila fillimisht u bë shumë e ngarkuar dhe kalonte vlerën në vit 70 mijë lekë të reja” thotë biznesmeni në videon e publikuar nga kryedemokrati.

E megjithëse për vitin 2019 xhiroja e tij ishte më e vogël, biznesi i Met Sejdinit sërish vazhdoi të cilësohej si biznes i madh duke rritur kostot.

“Njëkohësisht taksat e bashkisë, siç janë ato të pasurisë dhe ato të infrastrukturës të arsimit dhe pastrimit, janë një kosto tjetër shtesë dhe aq më shumë që këto taksa vajtën përsëri në vlerën 70 milionë lekë.

Kjo është të mbetesh dhe të rezistosh me shumë sforco dhe në periudhën që flasim jemi pa paguar dhe detyrimet e sigurimeve shoqërore, dhe një pjesë e kësteve të bankës që kemi marrë si kredi për të mbajtur në këmbë, ose për të bërë rikonstruksione në këto biznese.

Nëpërmjet kësaj videoje Basha akuzon kryeministrin se i ka lënë në harresë qytetarët, dhe shprehet se plani me 5 pika i propozuar nga Partia Demokratike shmang katastrofën dhe i mban njerëzit në punë.

 

Lexoni gjithashtu:

Basha: Gjobat janë përgjigjja e vetme e Ramës përballë krizës nga pandemia

Kreu i PD-së Lulzim Basha: Rama ka vite që s’dëgjon qytetarët, por oligarkët!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026