Mbushet spitali i Sanatoriumit | Virozat, numri i shtretërve mbi mesataren

25 Janar 2023 | 16:18

Situata virologjike në vendin tonë vijon të jetë e rënduar. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë numri i shtretërve po mbushen sepse numri i njerëzve që kanë nevojë për trajtim shëndetësor po rritet.

‘Numri i shtretërve është mbi mesataren e vendeve që ne kemi për hospitalizime, pra vazhdon një situatë e cila ka filluar që në fillim të nëntorit duke ardhur me shtimin e numrit të rasteve dhe po shohim një tendencë për një arritje të pikut në fund të javës së kaluar, por që vazhdon akoma numri i rasteve me viroza stinore dhe me gripin kryesisht”, thotë mjeku pneumolog, Arben Tanka.

Grupmosha e pacientëve që kërkon ndihmë mjekësore është mosha mbi 60 vjeç.

“Kanë sëmundje kronike të mushkërive, si spoku, azma, po ashtu edhe ata që kanë sëmundje të tjera shoqëruese siç është diabeti dhe sëmundjet kardiake kronike, pra pacient mbi 60-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese, kryesisht bëjne edhe komplikacionet më të rënda nga gripi. Një pjesë e mirë e pacientëve që kanë dhën komplikacione nuk e kanë bërë vaksinën e gripit. Ne kemi thën gjithmonë që ajo mbron”, theksoi ai.

Mjeku pneumolog këshilloi qytetarët që të mos përdorin antibiotikë pa kryer konsultë me specialistin.

“Virozat, gripi, COVID-i nuk trajtohen me antibiotikë. Është normale që një person të ketë 3-4 ditë me temperaturë, që mund të ketë dhimbje muskujsh, debulesë të përgjithshme, anoreksi, por këto janë shenja normale të një viroze”, tha ai.

Sipas epidemiologëve, java e tretë dhe e katërt e janarit është cilësuar si piku i virozave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026