Zhduket 78-vjeçari në Fier, dyshohet se është mbytur në det

26 Janar 2023 | 08:59

Një 78-vjeçar në Fier është zhdukur që prej dy ditësh.

Policia bën me dije se ka qenë djali që ka bërë kallëzimin për humbjen e të atit.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim  dhe nuk është kthyer më”- njofton policia.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

Partia Socialiste do të depozitojë brenda këtij sesioni parlamentar propozimin për ndarjen e re territoriale. Sipas burimeve të Euronews, ndarja e re territoriale do të...
12:28 | 27/07/2026

Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit

Ka përfunduar protesta qytetare e zhvilluar ditën e sotme përpara godinës së Kuvendit, një tubim ky i njoftuar vetëm një ditë më parë nga organizatorët....
12:06 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026