Balla: Kundërshtojmë shfaqjet ekstremiste, u vendosëm nën sulmet raciste të Anglisë
Kreu i Grupi Parlamentar Taulant Balla në fjalën e mbajtur në seancën në Kuvend që po mbahet në nder të viktimave të Holokaustit tha se është momenti që të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste që bëhet nga politikanët në Europë.
Në fjalën e tij në Parlament Balla përmendi dhe replikat me ministrat e Britanisë së Madh ku tha se së fundmi ne shqiptarët jemi vendosur nën sulme raciste nga politikanët anglezë.
“Populli shqiptar nuk shpëtoi vetëm hebrenjtë e vet sepse këtu bëri detyrën, por u munduam të shpëtojmë hebrenjtë e Europës që kërkuan besën e shqiptarit. Është momenti që ne si Kuvend i Shqipërisë të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë.
Së fundmi ne jemi vendosur nën sulme raciste nga politikanë të caktuar në Britaninë e Madhe apo ekstremistë në Parlamentin Europian. Miratimi i përkufizimit mbi anti-semitizmin përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare, për përkujtimin e holokaustit nga Kuvendi i Shqipërisë përforcojë qëndrimin tonë, për të kundërshtuar çdo shfaqje të intolerancës që mund të çojë në akte urrejtje. Shqipëria është e palëkundur për të dënuar e kundërshtuar çdo formë anti-semitizmi”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus