Mbyllet mes përplasjeve seanca plenare. Berisha nuk largohet, vijon në facebook

26 Janar 2023 | 12:10

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua nga kaosi, ku deputetët e popozitës kërkuan që prezent të ishte kryeministri Rama. Ata kërkuan që të zhvillohej një mocion me debat në lidhje me përfshirjen shefit të qeverisë në çështjen McGonigal.

Kërkesa u rrëzua nga maxhoranca, çka solli bllokimin e foltores nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Seanca vijoi me përplasje, ku deputetët e PS-së votuan me shpejtësi ligjet e parashikuara mes kaosit dhe zhurmës.

Në përfundim të seancës, ish-kryeministri Berisha zgjodhi të vijonte akuzat në sallën e boshatisur përmes një lidhjeje në facebook me ndjekësit.

“Ne sot e vendosëm të qëndrojmë në parlament dhe të mos trajtohet gjë tjetër. Erdhën ikën si hajdut, ai tjetri fshihet nuk dihet se ku është. Uroj ta kenë thirrur aty ku ka vendin po nuk kam të dhëna, por ju siguroj se ajo do të ndodhë, ju siguroj se nga kjo aferë Edi Rama nuk ka shpëtim. Por ne duhet t’i japim shtytjen e fundit këtij personi që punon kundër interesave të shtetit shqiptar”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026