“Nuk e njoh”- Berisha flet për Agron Nezën dhe thirrjen e Shkëlzenit në SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar njohjen me Agron Nezën, ish-agentin e shërbimeve sekrete që është nën hetim nga drejtësia amerikane për dhënien e një shume parash prej 225 mijë dollarësh ndaj ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.
Berisha tha se njeh shumë familjarë të Agron Nezës, por atë personalisht jo. Foton e publikuar mes të dyve ditën e djeshme, Berisha zgjodhi ta komentonte duke thënë se ai nuk njeh çdo person që mund të dal një foto me të.
“Revolucion nënkuptoj largimin e kësaj kalbësire nga skena politike dhe rikthimin e votës së lirë në këtë vend.
Agron Nezën se ka një fotografi me mua, por mund të jenë 100 mijë shqiptarë që mund të kenë fotografi me mua, por nuk i njoh të gjithë.
Kam njohur shumë familjarë të tij, por këtë nuk e kam njohur. Ai do bëjë çdo deklaratë që të lehtësojë veten se nuk mund të rëndojë pozitën e tij se është nën hetim. Kjo është afër mendsh”, tha Berisha.
Në lidhje me marrjen në pyetje të djalit të tij Shkëlzen Berisha, si person që ka dijeni për çështjen Gërdeci, Berisha tha se është një përpjekje e maxhorancës për të errësuar aferën Rama-Mcgonigal.
“Përpjekje për të errësuar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë”, tha Berisha.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq