‘Të shkarkohet Lindita Nikolla’, deputeti i PD-së: Ja cilat janë shkeljet e saj
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se Lindita Nikolla duhet të shkarkohet nga posti i kryetares së Parlamentit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se gjatë seancës së sotme plenare, Nikolla ka shkelur çdo normë juridike.
Sipas tij, ajo u hoqi fjalën deputetëve të opozitës dhe nuk thirri kryeministrin Edi Rama në seancë, ashtu siç e kërkon rregullorja.
“Më pas e mori fjalën zoti Berisha, i cili ka kërkuar komision për këtë, të cilën ne si opozitë e votuam, pra ndryshimin e rendit të ditës edhe pse mazhoranca me forcën e kartonit nuk e miratoi një gjë të tillë. Këtu, zonja Nikolla kaloi përtej çdo caku juridik, shkeli çdo normë juridike që nuk ka ndodhur në këto 32 vite në parlament, nuk kam parë që mos t’u lihet fjala deputetëve që janë caktuar në listë. Nëse kryetarja e Parlamentit nuk është e aftë për të bërë një gjë të tillë, duhet të largohet.
Nuk mundet që ajo t’ua heqë të dejtën deputetëve të drejtën e fjalës. Nëse opozitës i hiqet edhe e drejta e fjalës, atëherë ne nuk jemi një vend normal. Nëse i heq të drejtën e fjalës opozitës, qoftë edhe për procedurë, si në rastin e zotit Bardhi. Kërkojmë shkarkimin për atë çka ndodhi sot në parlament, për atë lloj procedure që ndoqi, për faktin se nuk thirri kryeministrin, ashtu siç e do rregullorja. Tjetra është shumë e rëndësishme, siç ishte akti normativ për buxhetin apo edhe akte të tjera që duhet të diskutoheshin “, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)