Genc Burimi: Rama duhet të hetohet në Shqipëri, ka emrin në një dosje jashtë vendit
Analisti Genc Burimi thotë se kryeministri Edi Rama duhet të hetohet në Shqipëri, pasi i është përmendur emri në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi tha se drejtësia e re duhet të paktën të marrë në pyetje Ramën, që të mos duket e dyshimtë dhe e paanshme.
Sipas tij, nëse faktori ndërkombëtar nuk do të flasë për këtë çështje, opozitës i lind e drejta të protestojë.
“Kjo drejtësi sot, të mos marrë të paktën në pyetje një herë, si dëshmitar Edi Ramën, derisa drejtësia e heq atë monopolin e paanshmërisë, është një drejtësi sot e dyshuar, e njollosur. Pa thënë asnjë fjalë sot, për të qetësuar opinionin publik, për këtë mega skandal jo shqiptar, por planetar. Për aq kohë sa kjo drejtësi do të heshtë, aq më shumë kjo drejtësi do të zhytet në një krizë me shqiptarë, është kaos.
Prandaj sot i propozoj opozitës, nëse drejtësia nuk lëviz, nëse ambasadorja gjermane në Tiranë që përfaqëson BE-në nuk lëviz për të bërë presion. Nëse ambasadorja amerikane nuk lëviz, që sot opozita të shkojë dhe të manifestojë para Parlamentit Evropian, para Capitol-it dhe para FBI-së, me parullat “të hetohet Edi Rama”. Po flasim për një drejtësi të re, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta