Rritja e pagës minimale, Gjergji Gjika: Vendim elektoral i marrë në kurriz të biznesit
Në një intervistë për Euronews Albania, Gjergji Gjika, Kryetar i Shoqatës së Fasonistëve në Shqipëri, foli rreth rritjes së pagës minimale të cilën e konsideroi si një zhvillim elektoral.
“Njeriu merr vendim për atë që ka në dore. Rrogat e mia nuk i ka në dorë ai që merr vendimin, i kam unë në dorë. Pra, është fyese”,- u shpreh Gjika.
Kryetar i Shoqatës së Fasonistëve tha se në një periudhë të tillë të gjithë duhet të ishin solidarë me njëri tjetrin. Sipas tij nëse vetë qeveria shprehet se ka kaluar momente të vështira prej tërmetit dhe pandemisë, e njëjta gjë është dhe për biznesin.
Gjergji Gjika tha se marrja e këtij vendimi pa u pyetur aspak grupet e interesit është diçka që ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e bizneseve ndërkohë që rritja e pagës minimale pa u konsultuar dhe në mënyrë kaq të papritur është diçka e paplanifikuar dhe e pastudiuar si duhet.
“Duhet bërë një strategji që kjo paga minimale mot ë jetë në dorë të politikave që sa herë që kemi zgjedhje ne i futet një bombë elektorale. E dyta, duhet bërë një përllogaritje shumë e saktë në nivelin ku duhet të shkojmë, në mënyrë që dhe njerëzit ta dinë që për pesë vjet, për shtatë vjet ne do kemi një rritje normale por kjo duhet shoqëruar dhe me profesionalizmin e njerëzve dhe me rendimentin e tyre në punë, duhen thënë të gjitha të vërtetat”,- u shpreh ai.
Ndër të tjera z. Gjika shprehu qëndrimin e tij për ndarjen e Shqipërisë minimalisht në tre zona duke qenë se e njëjta pagë minimale nuk mund të jetë për çdo qytet të vendit.
Gjika propozoi se është e nevojshme të ndiqet një rrugë e logjikshme ekonomike për marrjen e të tilla vendimeve përndryshe të gjitha këto vendime do të jenë në kurriz të biznesit dhe dëmet do të jenë shumë më të mëdha se të mirat që priten.
Këshilli Kombëtar i Punës gjatë mbledhjes së 16 tetorit ka marrë vendimin për rritje e pagës minimale në nivelin 30 mijë lekë. Aktualisht paga minimale është 26 mijë lekë të reja dhe me vendimin e fundit, ajo rritet me 15.4%.
Lexoni gjithashtu:
Kol Nikollaj: Jemi ndër vendet e fundit në rajon për pagë minimale
Këshilli Kombëtar i Punës miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë
Ministrja e Financave Anila Denaj: Kemi aprovuar tri skema për nxitjen e punësimit
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5