Japonia dërgon një satelit në hapësirë për të monitoruar Korenë e Veriut
Japonia lëshoi sot me sukses një raketë në hapësirë që mbante një satelit që supozohet të mbledhë informacion mbi lëvizjet në objektet ushtarake në Korenë e Veriut dhe të përmirësojë reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, raporton AP.
Raketa H-2A e lëshuar nga kompania “Mitsubishi Heavy Industries” u lëshua me sukses nga Kozmodromi Tanegashima në jugperëndim të Japonisë, duke mbajtur satelitin IGS-Radar 7, i cili pa probleme hyri në orbitën e planifikuar, njoftoi kompania.
Sateliti mund të mbledhë imazhe nga toka 24 orë në ditë, edhe në kushte të pafavorshme të motit, dhe kështu të paralajmërojë për një sulm të mundshëm raketor, por edhe për një fatkeqësi natyrore të ardhshme.
“Qeveria do të përdorë maksimalisht IGS-Radar 7 dhe satelitët e tjerë për të bërë gjithçka për sigurinë kombëtare të Japonisë dhe për të përballuar me sukses krizat”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida sot në një deklaratë për lëshimin e suksesshëm të satelitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë