A ‘fshihet’ krimi pas fesë? Hoxha shqiptar mbështet trafikantin e qenieve njerëzore

27 Janar 2023 | 09:05

35-vjeçari Andrew Tate është një kikbokser profesionist dhe sipërmarrës, i cili drejton kurse për pasurinë online si dhe “Universitetin” që e quan “Hustlers”, ku me 50 dollarë në muaj ai u premton kursantëve se do t’i bëjë milionerë.

Andrew dhe vëllai i tij Tristan, aktualisht janë në paraburgim të paktën deri në 27 shkurt. Ata janë vendosur në një prej burgjeve kryesore të vendit, në Bukuresht, ku rregullorja dikton vetëm një orë në ditë ajrosje, ndërsa pjesa tjetër e kohës kalohet brenda. Ai akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore dhe përdhunim.

Sipas autoriteteve rumune, në vilën e tyre luksoze në periferi të Bukureshtit mbaheshin 6 vajza, të cilat detyroheshin të xhironin video pornografike. Andreë Tate u bë i njohur në vitin 2016, kur u përjashtua nga Big Brother në Britaninë e Madhe pasi nisi të qarkullonte në rrjet një video ku ai shihej teksa godiste një grua me kamxhik. Në atë kohë ai tha se video ishte manipulim i bërë për ta diskretituar.

Pak ditë më parë, në mënyrë të habitshme, këtij personazhi i ka dalë në krah publikisht një hoxhë shqiptar. Bëhet fjalë për Ahmed Kalanë.

“O zot ruaje e mbrojë habibin. Amin”, shkruan Kalaja, ndërsa ka postuar një foto të tij duke hyrë në ambientet e gjykatës me një Kuran në dorë. Postimi i hoxhës Kalaja ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta në rrjet.

Tate është rumun me origjinë, i lindur në Illinois të SHBA-së. Ai është djali i një amerikani që ka punuar në Britaninë e Madhe si pjesë e Forcave Ajrore dhe që gjithashtu ishte një kampion shahu. Prindërit e tij u takuan në Mbretërinë e Bashkuar e më pas u transferuan në SHBA, ku Tate u rrit derisa prindërit e tij u ndanë. Më pas ai u transferua në Luton të Anglisë, ku jetoi me të ëmën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026