Dëbora zbardh Llogaranë, ARRSH apel shoferëve për kujdes të shtuar në këto akse
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës së djeshme disa akse në jug, veri dhe juglindje të vendit.
ARRSH bën me dije se dëbora ka zbardhur dhe qafën e Llogarasë, si dhe ka vijuar me intensitet mesatar në akset Korçë-Dardhë, Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë dhe Qafë Bualli-Krastë.
Sipas ARRSH, akset e lartpërmendura janë të kalueshme, por u bëhet apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të jenë të pajisur me goma dimërore.
“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq