Shfaqen në gjykatë pamjet e vrasjes së Santiago Malkos, e ëma shpërthen në lot
Euronews Albania ka mësuar se gjatë seancës së mbajtur në GJKKO për vrasjen e policit Santiago Malko, janë shfaqur kamerat e ekzekutimit mafioz të tij, duke bërë që nëna dhe familjarët të shpërthejnë në lot.
Pamjet filmike u shfaqën në procesin gjyqësor që po mbahet në GJKKO ndaj Ilir Selmanit dhe Elvis Gaçajt.
Gjatë seancës u shfaqën edhe pamje të dy të pandehurve Selmani e Gaçaj që sipas SPAK, kanë lëvizur në zonë para dhe pas ekzektimit të Malkos.
Per këtë ngjarje pak kohë me parë u dënua me 25 vite burg Blendi Teta.
Pak ditë më parë gjykata ka nisur procesin në mungesë edhe për Leonard dhe Erlis Dukën dhe anetëre të tjerë të këtij grupi që dyshohet për organizimin dhe vrasjen e ish-policit Malko.
Malko u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje