Çështja McGonigal, Salianji i drejtohet SPAK: Duhet të ketë një hetim të plotë

27 Janar 2023 | 14:45

Deputeti i Partisë Demokratike iu drejtua këtë të premte me një shkresë zyrtare SPAK-ut, por dhe institucioneve të tjera të rëndësishme në vend si SHISH, apo Ministria e Brendshme për të dhënë informacion në lidhje me implikimin e kryeministrit Rama në “çështjen McGonigal”.

Përmes një deklarate nga selia e Kuvendit, Salianji i bëri thirrje që SPAK të hetojë në lidhje me takimet e fshehta të kryeministrit Rama, me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Nisur nga mosreagimi i institucioneve shtetërore, sot si deputet, i kam dërguar këto shkresa SPAK, SHISH dhe ministrisë së Brendshme, me dy agjencitë në varësi të saj, Policisë dhe Inteligjencës së MB.

I kam dërguar shkresa si indicie për të nisur hetimet që ish zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do pyetet nëse i pranon që ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takuimesh me politikanë në Shqipëri”, deklaroi Salianji.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026