Presidenti dhe Kuvendi shpallin vakancat, Yuri Kim: Kushtetuesja të jetë gati brenda vitit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka riapeluar që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale brenda vitit 2020. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, diplomatja amerikane ka përshëndetur shpalljen e vakancave për Gjykatën Kushtetuese nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe Kuvendi.
Shefja e diplomacisë amerikane fton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të nisë punën për verifikimin e kandidaturave.
“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim në “Twitter”.
Presidency & Parliament have now published their respective lists of candidates for the Constitutional Ct. We applaud those who answered the call to serve. We encourage Judicial Appointments Council to act quickly to evaluate the candidates. ?? must have CC by end of the year. https://t.co/f97CV4CdkY
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) October 19, 2020
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, ka qenë një ndër zërat, që ka apeluar vazhdimisht për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave