Të rinjtë gjykohen nga të rriturit në Shqipëri, gjetjet e Barometrit
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-ve sot e ka më të lehtë për të përballuar jetën se sa gjeneratat e mëparshme.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 7.5% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë e kësaj moshe nuk e kanë më të lehtë të përballojnë jetesën se sa gjenerata e mëparshme.
78.1%, grupmosha 55-64 vjeç mendojnë se gjenerata deri në 20 vjeç e ka më të lehtë për të ecur ne jetë.
Ndërsa ata të grupmoshës 45-54 vjeç që e mendojnë këtë zënë 71.5% të qytetarëve, e ndjekur nga grup mosha 65-75 vjeç me 71.9%.
Grupmoshat më të reja, afër 20-vjeçarëve, janë më pak paragjykues. Kështu, 70.9 % e moshës 25-34 vjec mendojnë që të rinjtë e kanë më të lehtë përballimin e jetesës.
Edhe më pak paragjykues rezulton të jetë grup mosha 35-44 vjeç, ku 62% e mendojnë edhe më të përballueshme jetesën e 20-vjeçarëve, ndjekur nga grupmosha 18-24 vjeç, të cilët 51% e tyre mendojnë se jeta për të rinjtë është më e lehtë.
61.4% e shqiptarëve bien dakord me shprehjen se gjenerata rreth të 20-ve sot i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria.
Ndërkohë, vetëm 13.7% mendojnë të kundërtën që nuk i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria dhe 25% janë neutralë.
Tek ata që mendojnë se gjenerata e rreth të 20-ve i duan gjërat gati nga prindërit dhe shoqëria, më pak janë të rinjtë e grupmoshës 18-24 vjeç me vetëm 31.8%, ndërkohë që trajektorja vjen vetëm në ngjitje, duke kulminuar me grupmoshën 65-75 vjeç me 70.8%.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë



